Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Operacioni “Lugu” në Prishtinë: Arrestohen 6 persona, sekuestrohet kokainë dhe para të gatshme

Qendra Info by Qendra Info
06/08/2025
in Lajme
0
Tentim-vrasja në Prishtinë, arrestohet një person
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, gjatë të cilit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme prove materiale.

Operacioni, i koduar “Lugu”, u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me njësi të tjera të sigurisë, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës. Kontrollet u kryen në tetë lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpi, banesa, objekte përcjellëse dhe një lokal i llojit “free shop”, i cili u mbyll me urdhër të prokurorit.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit – të gjithë shtetas të Kosovës – ishin në hetim për përfshirje në veprimtari kriminale të shpërndarjes së substancave narkotike. Në aksion morën pjesë edhe Njësia Speciale Operative, Drejtoria e Teknikës Kriminalistike, njësia K9 dhe njësitë patrulluese nga rajoni i Prishtinës.

Gjatë kontrollit u sekuestruan:

  • 300 gramë substancë e dyshuar si kokainë (me vlerë rreth 18,000 euro),

  • 13,294 euro para të gatshme,

  • 2 pajisje DVR,

  • 5 automjete me targa vendore,

  • dhe prova të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë kriminale.

Të arrestuarit janë shoqëruar për intervistim në praninë e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së narkotikëve në vend dhe bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e çdo veprimtarie të dyshuar kriminale.

Related

Previous Post

Tërheqja e kërkesës nga Presidentja Osmani, Kushtetuesja del me reagim

Next Post

Dodik sfidon vendimin për revokim: “Le të vendosë populli në referendum”

Next Post
Dodik sfidon vendimin për revokim: “Le të vendosë populli në referendum”

Dodik sfidon vendimin për revokim: “Le të vendosë populli në referendum”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.