Vjosa Osmani ka njoftuar se, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar Albin Kurti si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e saj, Presidentja i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e ekzekutivit të ri, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve.
“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, ka deklaruar Osmani.
Me këtë vendim hapet zyrtarisht procedura për formimin e Qeverisë së re, e cila pritet të paraqitet për votim në Kuvendin e Kosovës në ditët në vijim.

