Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që të shtunën t’ia dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
Sipas komunikatës zyrtare, ceremonia e pranim-dorëzimit do të zhvillohet në kabinetin e Presidencës, duke filluar nga ora 16:00.
Pas këtij procesi, kryeparlamentarja Haxhiu do të ushtrojë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, në mungesë të zgjedhjes së një presidenti të ri nga Kuvendi.
Bazuar në dispozitat kushtetuese, ajo mund ta mbajë këtë funksion për një periudhë të përkohshme deri në gjashtë muaj, deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
