Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka dhënë një mesazh emocional dhe motivues për Kombëtaren para ndeshjes vendimtare, duke theksuar rrugëtimin e vendit dhe simbolikën që përfaqëson ekipi.
Ajo u shpreh se Kosova “ka lindur mes sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron me dinjitet”, duke e cilësuar ekipin si simbol të qëndresës, guximit dhe shpresës për të gjithë qytetarët.
Në fund, Osmani shprehu mbështetjen e plotë për lojtarët me thirrjen: “Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”. Kur politika hesht dhe zemra flet – futbolli bëhet më shumë se lojë.

