Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës do të nderohet me Medalje Presidenciale të Meritave, pavarësisht rezultatit në përballjen vendimtare ndaj Turqisë.
Gjatë një ceremonie zyrtare, Osmani theksoi se skuadra tashmë “ka bërë histori”, duke vlerësuar kontributin dhe ndikimin që ka sjellë për shpresën dhe krenarinë e qytetarëve.
Kombëtarja vjen në këtë finale pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë, duke siguruar një vend në ndeshjen vendimtare të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Sfida ndaj Turqia do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Kosova synon një tjetër kapitull historik drejt Botërorit që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Mesazhi është i qartë: kjo skuadër ka fituar tashmë zemrat – tani mbetet të fitojë edhe biletën për histori.
