Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se sot zhvilluan disa takime në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa shtoi se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Osmani tha se nuk është takuar vetëm me Abdixhikun, por se kanë pasur edhe takime të tjera.
“Kemi biseduar si të ecim përpara edhe më fuqishëm. Nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri tani”, tha ajo.
Dje disa media raportuan se prej të mërkurës, një grup delegatësh të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, në të cilën synohet të hidhet në rend dite kërkesa për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
