Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku diskutoi mbi rrugën e Kosovës drejt së ardhmes dhe sfidat që lidhen me zhvillimet gjeopolitike në rajon e më gjerë.
Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi rëndësinë e përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke vënë theksin tek roli i vendit në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ajo foli gjithashtu për ndikimin e dinamikave ndërkombëtare në të ardhmen e Kosovës dhe BE-së.
Diskutimi ishte pjesë e sesioneve kryesore të forumit, ku liderë, politikanë dhe ekspertë nga vende të ndryshme ndanë vizionet e tyre mbi integrimin evropian dhe perspektivat e sigurisë.