Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e denjë e UÇK-së

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e denjë e UÇK-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ceremonisë së rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari në Prishtinë, me rastin e 28-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se FSK është trashëgimtare e denjë e UÇK-së.

Ajo theksoi se UÇK-ja ishte zëri i një populli të shtypur dhe simbol i guximit e shpresës për liri.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte zëri i një populli të shtypur. Ishte organizimi i guximit dhe shpresës që u ngrit kundër padrejtësisë. Ishte ndërgjegjja kombëtare që nuk pranoi të heshtë. Epopeja e marsit ’98 është dëshmi se liria fitohet me sakrificë, me unitet dhe me besim në të drejtën tonë për të jetuar të lirë në vatrat tona shekullore”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se krenaria për luftën çlirimtare vazhdon edhe sot përmes zhvillimit dhe profesionalizmit të FSK-së.

Sipas saj, Forca e Sigurisë së Kosovës është e trajnuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e pajisur me kapacitete moderne dhe e përgatitur për të përballuar çdo sfidë.

“FSK-ja jo vetëm që është e aftë ta mbrojë atdheun në çdo kohë, por është gjithashtu e gatshme të kontribuojë edhe në misione ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë globale”, theksoi ajo.

Duke folur për sakrificën e familjes Jashari, Osmani tha se në Prekaz komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në një kështjellë rezistence.

“Në këtë tokë që dikur u drodh nga krismat e armëve të lirisë, sot qëndron krenare kazerma ‘Adem Jashari’. Ky emër nuk është thjesht emërtim institucional, por një amanet dhe përkujtim i përjetshëm për komandantin legjendar dhe familjen Jashari”, u shpreh Osmani.

Ajo theksoi se familja Jashari mbetet simbol i sakrificës dhe altar i lirisë kombëtare për të gjithë shqiptarët.

Related

Previous Post

Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë pas punimeve në urën e Dollcit

Next Post

Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin

Next Post
Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin

Raportohet për përplasje Kurti–Osmani gjatë negociatave për presidentin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.