Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Radoniqi e informoi Presidenten për ecurinë e proceseve organizative, afatet ligjore dhe hapat teknikë që KQZ po ndërmerr për të siguruar funksionimin e plotë të mekanizmave zgjedhorë.
Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e një procesi të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, duke nënvizuar se institucionet e Republikës janë të gatshme të mbështesin KQZ-në në çdo hap që garanton integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

