Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.
Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Londrës ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke garantuar stabilitet institucional dhe respektim të vullnetit qytetar.