Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe çështje të ndryshme që lidhen me bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Theksohet rëndësia e mjedisit demokratik
Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë aleancë si jetike për vendin.
Sipas saj, partneriteti me SHBA-në mbetet i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës, si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë dhe zhvillimit.

