Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

OVL e UÇK-së kritikon Dhomat e Specializuara: Injorimi i Kuvendit cenon besimin në drejtësi

Qendra Info by Qendra Info
09/04/2026
in Lajme
0
Ndalja e pensioneve, veterani Luzha: Do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka reaguar ashpër ndaj përgjigjes së Dhomat e Specializuara lidhur me rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe zhgënjyese.

Në reagimin publik, OVL e UÇK-së thekson se përgjigjja e kësaj gjykate nuk mund të trajtohet si një akt formal apo administrativ, pasi sipas tyre, reduktimi i një rezolute parlamentare në një “njoftim të thjeshtë” tregon mungesë respekti ndaj institucioneve të Kosovës.

Veteranët rikujtojnë se Dhomat e Specializuara burojnë nga vetë vendimmarrja e Kuvendit të Kosovës dhe, si të tilla, nuk mund të veprojnë të shkëputura nga vullneti sovran i tij.

“Një qasje që në thelb përkthehet si ‘e kemi marrë në dijeni, por veprojmë sipas tonës’ është e dëmshme për besimin në drejtësi”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së rithekson se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme për liri, ndërsa kërkon që ish-udhëheqësit e saj të trajtohen me dinjitet dhe barazi të plotë në proceset gjyqësore.

Në fund, organizata kërkon që rezoluta e Kuvendit të Kosovës të merret seriozisht dhe të reflektohet në vendimmarrje konkrete, duke theksuar se respektimi i sovranitetit dhe institucioneve të Kosovës nuk është opsion, por detyrim.

Related

Previous Post

Ndërprerje të rrymës në disa qytete të Kosovës – KEDS publikon orarin dhe rajonet e prekura

Next Post

Përfundojnë intervistat për Gjykatën Kushtetuese, rekomandohen 6 kandidatë për votim në Kuvend

Next Post
Përfundojnë intervistat për Gjykatën Kushtetuese, rekomandohen 6 kandidatë për votim në Kuvend

Përfundojnë intervistat për Gjykatën Kushtetuese, rekomandohen 6 kandidatë për votim në Kuvend

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.