Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen e pikave kufitare në vend, ku shihet se qarkullimi po zhvillohet pa vështirësi të mëdha.
Sipas raportit të përditësuar më 30 gusht, ora 07:30, koha e pritjes për automjetet dhe kamionët është minimale, duke lëvizur mes 3 deri në 10 minuta në shumicën e pikave.
-
Bërnjak, Glloboqicë, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë – pritjet janë vetëm 3-5 minuta, pa kolona të raportuara.
-
Dheu i Bardhë – në hyrje pritja është 3-5 minuta, ndërsa në dalje arrin deri në 10 minuta.
-
Hani i Elezit – pritjet janë mes 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe deri në 5 minuta në dalje.
-
Jarinjë – pritje deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.
-
Merdarë – pika me pritjet më të gjata për momentin, deri në 10 minuta në hyrje dhe rreth 20 minuta në dalje, por pa krijim kolonash të theksuara.
Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se fluksi aktual është normal dhe nuk ka raportime për ngarkesa të mëdha apo pengesa në komunikacion.