Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Pabarazia gjinore e pagave, e pashpjegueshme

24/12/2022
in Ballina
Reading Time: 4 mins read
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ekip studiuesish nga 15 shtete të ndryshme kryen një studim të rëndësishëm mbi pabarazinë gjinore të pagave. Ky studim nxjerr në dritë shkaqe të reja krahasuar me studimet e mëparshme.

Kërkoni në YouTube me fjalët “hendeku gjinor i pagave” dhe do të kuptoni se një ndër videot më të shikuara është një ilustrim që tregon sfidën që ndeshin studiuesit për të informuar publikun dhe politikëbërësit rreth këtij hendeku dhe se si funksionon ai në shoqëri të ndryshme në mbarë botën.

Ky hendek, i përkufizuar si diferenca në fitimin bruto mes grave dhe burrave, padyshim që ekziston kudo nëpër botë. Gjithsesi, një arsye që nxit debatin mbi këtë çështje është mungesa e të dhënave rreth shkaqeve thelbësore që çon në këtë problem.

“Për këtë arsye u krye dhe studimi i fundit dhe shumë i rëndësishëm, i publikuar në revistën shkencore “Nature Human Behaviour”, thotë një nga autorët e tij, Halil Sabanci.

“Duhet të sigurohemi që politikat të mandatojnë pagë të barabartë për punë të barabartë” – tha Sabanci në një seminar online të organizuar nga Shkolla e Frankfurtit për Financë dhe Menaxhim. “Problemi me këtë pabarazi kërkon një sasi gjigante të dhënash për të kuptuar burimin e këtij fenomeni”.

Krijimi i një databaze gjigante

Për krijimin e kësaj databaze, studimi bëri bashkë akademikë nga 15 shtete të botës, përfshirë këtu Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Slloveninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Izraelin. Studiuesit patën akses në një sasi të paprecedentë të dhënash, si të dhënat kontraktuale të punonjësve, të dhënat e sigurimeve shoqërore dhe taksave, si dhe statistika kombëtare. E hartuar brenda një periudhe 5-vjeçare, kjo databazë është tashmë një prej më të mirave dhe gjithanshmeve në llojin e saj.

Studimi është një përmirësim i studimeve të mëparshme. Për shembull, një nga perceptimet më të zakonshme rreth diskriminimit gjinor të pagave është “përzgjedhja” e burrave dhe grave për t’u ndarë në sektorë të ndryshëm, profesione dhe kompani të ndryshme. Thënë ndryshe, burrat “përzgjidhen” për profesione më të mirëpaguara dhe ky është shkaku kryesor i këtij hendeku.

Por, një nga gjetjet kryesore të këtij studimi të ri, kundërshton pikërisht këtë perceptim. Rezultoi se në 15 shtetet e përfshira, “hendeku brenda një profili pune” është përgjegjës për rreth 50% të hendekut të përgjithshëm. Që do të thotë se kur burrat dhe gratë bëjnë të njëjtën punë në të njëjtën industri ose për të njëjtën kompani, gratë janë sërish të paguara më pak.

“Studimi i mëparshëm ka treguar se kjo pabarazi pagash zhduket kur merret në konsideratë vendi dhe profili i punës” – thotë Sabanci. “Por ky studim është kryer në vitin 1990. Tashmë ne gjetëm një pabarazi më të lartë brenda të njëjtit vend pune”.

Kjo nuk do të thotë se teoria që burrave u jepen profile më të mirëpaguara pune nuk është e vërtetë. Është, por nuk rezulton faktor domethënës për të kuptuar pabarazinë gjinore të pagave. Për shembull, studimi zbuloi se hendeku i përgjithshëm në Gjermani është 21%, çka do të thotë se nëse mesatarja që një grua fiton është 79 euro, ajo e një burri është100 euro.

Sidoqoftë, kur merren në konsideratë faktorë si profesioni, atëherë mbetet i pashpjegueshëm hendeku “brenda të njëjtit profil pune”. Në Gjermani pabarazia është 13%, që do të thotë se edhe për të njëjtin profil pune, një grua fiton 77 euro, ndërsa një burrë fiton 100. “Nuk ka të bëjë me shpjegimin klasik që shembulli tipik i këtij hendeku është ai që gratë bëhen infermiere ndërsa burrat bëhen mjekë” – thotë Sabanci.

Zgjidhje e problemit me politikat e duhura

Studiuesit thonë se faktet e reja që vërtetojnë pabarazinë brenda së njëjtës punë nënkuptojnë që politikëbërësit duhen të gjejnë zgjidhje, si dhe të kuptojnë e adresojnë njëherë e mirë atë që dihej prej shumë kohësh, që edhe grave duhet t’u jepen pozicione të mirëpaguara pune. “Kjo nënkupton që ka diçka për t’u zgjidhur siç duhet në vendin e punës” – thekson Sabanci. “Duhet të sigurojmë paga të barabarta për punë të barabartë, shtuar këtu faktin që duhet të sigurojmë gratë që do të jenë të mirëpërfaqësuara edhe në punët që paguhen shumë mirë. Këto arrihen duke i luftuar këto probleme strukturore”.

“Sugjerimi ynë është që politikëbërësit duhet të prezantojnë politika që përqendrohen në pagën e barabartë për punë të barabartë dhe politika që synojnë punësimin, promovimin dhe proceset e tjera të përzgjedhjes, problemet më strukturore. Këto janë jetike për të trajtuar pabarazinë gjinore në tregjet e punës” – thotë ai.

Ai gjithashtu thekson se shkak kryesor i pabarazisë së pashpjegueshme “brenda punës” është ajo që njihet si “penaliteti i amësisë”. Është fakt që gratë zakonisht marrin leje prindërore më të gjatë se burrat. Ato përballen me sfida kur rikthehen në punë dhe e gjejnë veten brenda një procesi “vetë-përforcues”, ku është më e vështirë të promovohen dhe të arrijnë të njëjtin nivel pagash si kolegët e tyre meshkuj.

Pabarazia gjinore e pagave ekziston

Kompleksiteti i problemit të hendekut gjinor të pagave është i qartë, falë databazës me të dhëna të shumta të përpiluara në studim. Sidoqoftë, e vetmja gjë e pandërlikuar është përcaktimi i faktit se hendeku i pagave ekziston dhe është një problem i rëndësishëm, sipas Sabanci. “Shkaku dhe pasojat, sociologjike dhe psikologjike që përforcojnë këtë hendek… janë sigurisht të ndërlikuara” – shtoi ai.

“Por në thelb, hendeku gjinor i pagave është një fenomen mjaft i drejtpërdrejtë. Kështu që sipas përcaktimit, pabarazi gjinore pagash do të thotë që mesatarisht, gratë dhe burrat në thelb paguhen ndryshe. Dhe pothuajse në të gjitha vendet e industrializuara, gratë fitojnë më pak se burrat. “

Related

Previous Post

Mehmeti: Mbi 3 miliardë € shpenzoi diaspora këtë vit, inflacioni pritet të bie në 6%

Next Post

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi u qëndroi afër bizneseve

Next Post

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në vazhdimësi u qëndroi afër bizneseve

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Trump shpreh interes për pjesëmarrje në bisedimet Rusi–Ukrainë në Stamboll

12/05/2025
ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

12/05/2025
Ancelotti sonte “ALL IN”, ky pritet të jetë ndryshimi në formacion për ndeshjen kundër Arsenalit

Carlo Ancelotti nënshkruan kontratë me Brazilin – do të fillojë si trajner i Kombëtares në maj

12/05/2025
Putin: Deri më tani nuk ka pasur nevojë për armë bërthamore – dhe shpresoj të mos ketë asnjëherë

Rusët vazhdojnë sulmet, ndërkohë që Zelensky mbështetet për bisedimet e paqes me Putinin

12/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Trump shpreh interes për pjesëmarrje në bisedimet Rusi–Ukrainë në Stamboll

12/05/2025
ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

12/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info