Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

“Pagat të rriten deri në 30%”, vjen lajmi i fundit për 80 mijë punëtorët e sektorit publik

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
15/11/2022
in Ballina
0
Rritja e pagave në sektorin publik e privat vlerësohet nevojë urgjente
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj, në konferencë për media kanë folur projektligjin e Buxhetit për vitin 2023.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria ka dështuar me mos miratimin e Ligjit të Pagave. Ndërkaq, ka shtuar se me buxhetin e propozuar për vitin 2023, shihet se rritja e pagave nuk është e përfshirë.

“Qeveria e Kosoves i ka gënjy gjithë zyrtarët publikë, duke ju thënë se do sjell Ligjin e Pagave, dhe duke mos vendosur në zbatim Ligjin e Pagave. E kanë luajtur një lojë të ulët, duke i mashtru rreth 80 mijë punëtorë të zyrtarëve publikë tash e sa kohë. Nga analizimi i buxhetit shohim se as që bëhet fjalë për rritjen e pagave në sektorin publik”, është shprehur Tahiri.

“Kërkesë e jona për Qeverinë është një amandament, ku do të kërkohet rritja lineare e pagave për së paku 30%, deri në miratim të Ligjit të Pagave, përpos zyrtarëve që janë të zgjedhur politikisht, ka shtuar ai.

Ndërkaq, deputeti Pal Lekaj ka shtuar se në buxhetin për vitin 2023, nuk parashihet askund rritja e pagave.

“Asnjë ngritje e pagave nuk është, nuk ka ngritje të pagave për shërbyesit shëndetësorë, për infermierët, për mësimdhënësit, për policinë e asnjë kategori. Me amandamentin e propozuar, do kerkojme rritjën e pagave prej 30% për gjithë punëtorët e sektorit publikë. Përndryshe nëse Qeveria prapë nuk vepron, po e shihni se në çfarë gjendje jemi, e shohim me çfarë inflacioni po përballemi. Ky propozim është i përballueshem për Qeverinë, andaj shpresoj qe do të hasim në mirëkuptim”, ka thënë Lekaj.

Related

Previous Post

Thellohet deficit tregtar, arrin në 1.17 miliard euro

Next Post

Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022

Next Post
Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022

Hoti: Buxheti për vitin 2023 më i ulët se për vitin 2022

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.