Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pamje nga burgu i Speciales ku mbahen të akuzuarit: Rexhep Selimi reagon – “Po mbahen në paraburgim prej 6 vitesh, ndaleni këtë marrëzi”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/05/2026
in Category
0
Pamje nga burgu i Speciales ku mbahen të akuzuarit: Rexhep Selimi reagon – “Po mbahen në paraburgim prej 6 vitesh, ndaleni këtë marrëzi”.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryediplomati kosovar Petrit Selimi e ka quajtur marrëzi prezantimin që ia bëri Gjykata Speciale burgut në Hagë ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shkroi në X se ka qenë disa herë për vizitë atje dhe se ata po qëndrojnë në paraburgim tash e 6 vjet.

“Është burg. Ndaleni këtë marrëzi. Kam qenë disa herë duke vizituar udhëheqësit e akuzuar të çlirimit të Kosovës. Ata kanë kaluar 6 vjet në paraburgim / arrest gjatë gjykimit, ndërkohë që ju keni refuzuar çdo lirim me kusht apo arrest shtëpiak edhe kur shtete të treta kanë garantuar qëndrimin në territoret përkatëse të tyre”, shkroi Selimi.

Specialja, në një video të publikuar dje paraqiti kushtet e burgut që përshkruheshin si shumë të mira.

“Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, Gjyqtarët e Gjyqit të Specializuar të Kosovës do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhej ndër tjerash në postimin e gjykatës.

 

Related

Previous Post

Tragjedi në Jagodë të Klinë: Humb jetën një burrë pas aksidentit me tren.

Next Post

Rrahmani: Çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje hap debat për martesat mes gjinive të njëjta.

Next Post
Rrahmani: Çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje hap debat për martesat mes gjinive të njëjta.

Rrahmani: Çdo votë për Lëvizja Vetëvendosje hap debat për martesat mes gjinive të njëjta.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.