Panairi ku mund të gjeni vendin e punës

Në Prishtinë sot nisi Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022, organizuar nga Qeveria e Kosovës, GIZ-i dhe Universiteti i Prishtinës. Panairi në të cilin po marrin pjesë mbi 200 biznese, ka për qëllim promovimin e bizneseve si dhe ofrimin e mundësive të reja për punësimin e të rinjve në Kosovë.

Në Prishtinë sot nisi Panairi Kombëtar i Punës, Karrierës Panairi Kombëtar i Punës, po rikthehet me edicionin e tij të shtatë duke sjellë mundësi të shumta zhvillimi karriere të ofruara për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës. Në hapjen e panairit, takuam shumë studentë të cilët kishin interesim për punësim në kompani të ndryshme. Studentët u shprehën për Radio Kosovën se ishin të kënaqur me mundësitë për punësim që ua jep ky panair.

“Unë jam studente në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, në departamentin e Gjuhës Angleze”, thotë Eerza Thaçi. “Kam ardhur ne panair t’i shoh mundësitë për punësim e të shoh se çka më përshtatet me fakultetin në të cilin studioj”, shpjegon ajo për Radio Kosovën.

Kurse studentja Vjola Shala deklaron se ky panair është shumë mundësi e mirë për studentë. “Kam  ardhur të shoh se çka më përshtatet më shumë për punësim”, thotë Shala për Radio Kosovën.

Nga bizneset pjesëmarrëse në këtë panair, u tha se po u jepet mundësi të rinjve  për punësim.

Fatime Rahmani, si përgjegjëse për rekrutim në kompaninë te cilën e përfaqëson, tha për Radio Kosovën se interesimi i studentëve për të punuar në kompaninë e tyre është i madh.

“Sot po marrim pjesë në këtë panair. “Ipko” është në kërkim të talenteve të rinj kemi konkurse të hapura, program të praktikës dhe mentorship e të cilin e kemi goxha aktiv për të marrë studentë dhe  të diplomuar për t’ju bashkëngjitur kompanisë sonë, qofte si programe praktike por edhe si pozita të rregullta pune”, tregon Rrahmani për Radio Kosovën.

Ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se kjo formë e bashkëpunimit është më rëndësi për të ardhur te një kualifikim dhe aftësim profesional  për të rinjtë dhe industrinë tonë. Ndërsa rektori i  Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se UP përfaqëson bazën e kuadrove profesionale në vendin tonë./rtklive/

 

Next Post