Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

​Paraburgim njëmujor për B.R., dyshohet se tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
23/07/2026
in Category
0
​Paraburgim njëmujor për B.R., dyshohet se tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Personi me inicialet B.R., i cili dyshohet se më 18 korrik tentoi ta vriste me thikë B.M. në Mitrovicë, është dërguar në paraburgim për një muaj.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, e cila ka caktuar masën e paraburgimit për periudhën nga 18 korriku deri më 18 gusht 2026, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj.

Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, B.R. dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta B.M., duke e goditur disa herë me thikë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe në pjesën e pasme të kraharorit.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndaj B.R.-së rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari ishte arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, ishte ndaluar deri në shqyrtimin e kërkesës për paraburgim, të cilën Gjykata e ka aprovuar.

 

Related

Previous Post

Rritet fluksi në kufi, deri në një orë pritje në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë.

Next Post

Ramadani i del në mbështetje IKD-së: Duhet të ndalet keqpërdorimi i buxhetit në zgjedhje.

Next Post
Ramadani i del në mbështetje IKD-së: Duhet të ndalet keqpërdorimi i buxhetit në zgjedhje.

Ramadani i del në mbështetje IKD-së: Duhet të ndalet keqpërdorimi i buxhetit në zgjedhje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.