Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj shprehet i shqetësuar që pas zgjedhjeve ndërkombëtarët do të kërkojnë nga serbët e Kosovës që të shpallin Asociacionin, raporton Periskopi.
Ai në një intervistë me Periskopin tha se nëse një gjë e tillë ndodh, atë Kurti s’do të ketë çfarë do të bëjë.
“Pas zgjedhjeve lokale, bota ka me ju thënë serbëve shpalleni asociacionin. Atëherë pyetja është çka do të bëjë Kosova. Çka do të bëjë z. Kurti? A do të del të thotë qe nuk mujtëm me ndalë, deri qitash e ndalëm, apo do t’i merr forcat e do t’i shkelë krejt, apo do të kemi një konflikt, apo do ta pranojmë.
Këtu jemi, pas balotazhit më datë 4 nëntor, do të jemi dëshmitar se ideja e serbëve do jetë se “nuk kemi me kë me bashkëpunu dhe bashkëjetu”. Ndaj e ke pa që nuk kanë dert hiç se çka ndodhë në Graçanicë apo komuna tjera”, ka deklaruar gjenerali Haradinaj.
Deputeti Daut Haradinaj po ashtu komentoi edhe Marrëveshjën e Ohrit i cili tha se është më e keqe se ajo e 2015 në Bruksel.
Ai në një intervistë me Periskopin u shpreh se ani pse i kanë dhënë përkrahje Kurtit, por jo marrëveshjes e kalkulimeve të tij.
Haradinaj akuzon Kurtin për lëvizje antishqiptare, që sipas tij ka ndiku edhe në Maqedoni të Veriut ku thotë se e ka kthy në pikën zero.
“Historikisht serbët i kanë pretendimet territoriale, kurrgjë tjetër. Ai zotëria në rast se ta merr me kompetenca ekzekutive pjesën e veriut, edhe mundësia për me bë vepra tani në kuptimin nacionalit, ke me qenë i limituar. Edhe unë mendoj se këto janë të planifikuara. Sepse, Marrëveshja e Ohrit është më e keqe sesa e 2015-ta në Bruksel e në Vjenë. Është skandaloze, kushdo që e ka lexu veç pak. Edhe pse ne në publik i kemi dhënë përkrahje Kurtit, jo marrëveshjes, por Kurtit. I kemi thënë jemi përkrah teje, mos u tut, ec përpara dhe në raport me Serbinë gjithmonë do jemi në përkrahje të secilit kryeministër, jo vetëm këtij që është në shkuarje. Por, jo në kësi kalkulimesh, manovrash… Kurti sa lëvizjet i ka bë antishqiptare është e paimagjinueshme.
Ka shku e ka kthy faktorin shqiptar në pikën zero në Maqedoni. Jemi t’u u kthy në 2000-tën situata në Maqedoni. I ka thënë njerit, ta heqim UÇK-në prej pushteti se nuk i doli boll Kosova, dashti edhe andej. Dështoi në Shqipëri, u mundu në Mal të Zi ashtu. Ka bërë veprime që e kanë dëmtu faktorin shqiptar në rajon, por sidomos Republika e Kosovës është më keq se tona herë”, ka deklaruar ai në intervistën me Periskopin që realizohet nga gazetari, Nebih Maxhuni.