Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më 24 dhjetor 2025, pritet bllokadë e përkohshme e rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat, në Kurshumli (Serbi).
Sipas burimeve të hapura dhe mediave online, bllokada do të organizohet nga banorët lokalë dhe do të zgjasë nga ora 11:50 deri në 15:50.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim shmangien e vonesave dhe pengesave në qarkullim.
Situata do të monitorohet dhe njoftime shtesë do të publikohen nëse ka ndryshime.
