Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Parandalohet tentativë kontrabande me drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2025
in Lajme
0
Parandalohet tentativë kontrabande me drogë në Qendrën Korrektuese të Dubravës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tentativë për futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës është parandaluar nga zyrtarët korrektues gjatë një kontrolli rutinë në sallën e vizitave.

Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), gjatë një bastisjeje të zakonshme në kabinën e kontrollit, zyrtarët kanë zbuluar një vizitor që mbante drogë të fshehur në trupin e tij. “Vizita është anuluar menjëherë dhe personi është ndaluar në sallën e vizitave,” thuhet në deklaratën e SHKK-së.

Pas identifikimit të substancës së dyshuar narkotike, rasti është referuar Policisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet dhe procedurat ligjore për ndjekje penale.

SHKK ka rikujtuar zotimin e saj për tolerancë zero ndaj çdo përpjekjeje për kontrabandë dhe ka njoftuar se masat e sigurisë dhe kontrollit do të vazhdojnë me intensitet të shtuar.

“Do të vijojmë me zbatimin e kontrolleve rigoroze për të parandaluar futjen e materialeve të ndaluara në institucionet tona,” përfundon njoftimi zyrtar.

Related

Previous Post

Neuralink i Elon Musk mbledh 650 milionë dollarë për implantet në tru – pajisja hyn në provat klinike

Next Post

Luçiano Spaleti largohet nga drejtimi i kombëtares italiane

Next Post
Luçiano Spaleti largohet nga drejtimi i kombëtares italiane

Luçiano Spaleti largohet nga drejtimi i kombëtares italiane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.