Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira lokale gjatë ditës. Gjatë pasdites ose në mbrëmje, në zonat kodrinore dhe malore mund të ketë zhvillime të izoluara të motit të paqëndrueshëm, ku priten rrebeshe të shkurtëra shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Temperatura maksimale: deri në 25°C.
Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi
Në këto rajone pritet mot pranveror dhe veror, i ngrohtë, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në orët e vona të pasdites, në disa zona malore të Maqedonisë së Veriut mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu, i shoqëruar me bubullimë.
Temperaturat mbeten të larta dhe tipike për këtë periudhë të vitit.