E marta do ta gjejë Kosovën me intervale të gjata me diell, të shoqëruara me vranësira lokale në pjesë të ndryshme të vendit. Temperaturat do të mbeten mbi mesataren e stinës, ndërsa reshje afatshkurtra shiu pritet të paraqiten në disa rajone, pa përfshirë të gjithë territorin.
Në zonat malore të larta parashihen reshje të dobëta bore, ndërsa orëve të mbrëmjes vranësirat do të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore.
Temperaturat minimale në mëngjes do të zbresin deri në -1°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 10°C.

