Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV-së”, Hamza akuzon për “kapje brutale të shtetit”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/08/2026
in Category
0
“Parlamenti s’është pronë e Kurtit e as e VV-së”, Hamza akuzon për “kapje brutale të shtetit”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar për bllokadën institucionale, duke thënë se Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit e as e Vetëvendosjes.

Hamza, ka deklaruar edhe se, VV’ja duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e Kuvendit dhe se, Kurti po e zvarrit procesin, pasi që, siç ka deklaruar i pari i PDK’së, konstituimi i kuvendit tani, ia prish kalkulimit politike të parit të VV’së.

‘’Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit’’, ka thënë Hamza.

Postimi:

Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.

Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.

Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.

Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!

 

 

Related

Previous Post

“Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit”, Tahiri paralajmëron: S’do të lejojmë dhunimin e të drejtave të qytetarëve.

Next Post

“Kurti n’burg”, pankarta në Kuvend – mërgimtarit ia heqin nga duart.

Next Post
“Kurti n’burg”, pankarta në Kuvend – mërgimtarit ia heqin nga duart.

“Kurti n’burg”, pankarta në Kuvend – mërgimtarit ia heqin nga duart.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.