Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pas alarmit për sigurinë e të dhënave, ARBK: Regjistri i Bizneseve është publik dhe publikohet sipas ligjit.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/07/2026
in Category
0
Pas alarmit për sigurinë e të dhënave, ARBK: Regjistri i Bizneseve është publik dhe publikohet sipas ligjit.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura në opinion lidhur me qasjen në dokumentet e Regjistrit të Bizneseve, duke theksuar se publikimi i të dhënave bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Reagimi vjen pasi deputeti i zgjedhur i LDK’së, Ermal Sadiku, ngriti alarmin se në sistem kanë qenë të qasshme dokumente të ndryshme të bizneseve, përfshirë nënshkrime dhe kopje të letërnjoftimeve, duke kërkuar që rasti të hetohet nga institucionet përgjegjëse nëse konstatohet ekspozim i paautorizuar i të dhënave.

Në komunikatën e saj, ARBK thekson se Regjistri i Bizneseve është regjistër publik dhe se publikimi i të dhënave mbështetet në Ligjin Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, si dhe në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas Agjencisë, publikohen vetëm ato të dhëna që ligji i përcakton si publike, ndërsa të dhënat personale dhe informacionet që nuk janë të destinuara për publikim mbrohen dhe nuk janë pjesë e qasjes publike.

ARBK thekson se qëllimi i publikimit të të dhënave është rritja e transparencës së veprimtarisë ekonomike, garantimi i sigurisë juridike dhe lehtësimi i verifikimit të statusit të subjekteve afariste.

Në fund të reagimit, Agjencia u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që të përdorin të dhënat publike vetëm për qëllime të ligjshme dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Megjithatë, reagimi i ARBK-së nuk adreson drejtpërdrejt pretendimet se dokumente si kopje të letërnjoftimeve dhe nënshkrime kanë qenë të qasshme publikisht.

Në përmbyllje të reagimit, ARBK thekson se mbetet e përkushtuar për zbatimin e obligimeve ligjore, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut, si dhe garantimin që të gjitha proceset të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Related

Previous Post

Gazmend Muhaxheri “mirëmëngjes” 152 delegatëve që votuan për shkarkimin e Abdixhikut: Jeni qëndrestarë.

Next Post

Çitaku: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV-në – zgjedhja e Presidentit i mundëson Kurtit qeverisje 4-vjeçare

Next Post
Çitaku: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV-në – zgjedhja e Presidentit i mundëson Kurtit qeverisje 4-vjeçare

Çitaku: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV-në – zgjedhja e Presidentit i mundëson Kurtit qeverisje 4-vjeçare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.