Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, kreu i VV paralajmëron zgjedhje të reja

Qendra Info by Qendra Info
27/10/2025
in Lajme
0
Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, kreu i VV paralajmëron zgjedhje të reja
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas dështimit për të formuar qeverinë e re në Kuvend, kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli para mediave për të komentuar situatën politike dhe përbërjen e kabinetit që propozoi.

Në fjalën e tij, Kurti tha se ndryshimet në listën e ministrave nuk ishin rezultat i ndonjë “gjykimi ndëshkues”, duke sqaruar mungesën e emrave si Besnik Bislimi, Arbërie Nagavci dhe Rozeta Hajdari nga kabineti i ri.

“Të gjithë emrat e propozuar janë rezultat i analizave tona të brendshme. Nuk bëhet fjalë për vlerësime apo mosvlerësime individuale, por për plane që lidhen me fazën e re të qeverisjes. Kemi plane edhe për zonjën Nagavci, zonjën Hajdari dhe zotin Bislimi. Kush, ku dhe kur, janë çështje që s’kanë të bëjnë me ndëshkime apo favorizime,” tha Kurti.

Ai shtoi se Dimal Bashën e ka “paramenduar gjithmonë në ekzekutiv”, duke e parë si pjesë të natyrshme të ekipit të tij qeverisës.

Kurti u shpreh se përpjekjet për të krijuar shumicën parlamentare nuk dhanë rezultat, ndërsa akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Nismën Socialdemokrate për refuzimin e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.

“I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe zhvilluam disa takime me Nismën. LDK refuzoi kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, ndërsa Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë pjesë e qeverisë. Po të pranonin ofertën tonë, do ta kishim qeverinë e re dhe do të kishim zgjidhur edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit që na pret pas katër muajsh,” tha Kurti.

Sipas tij, LDK-ja kishte kusht që në qeveri të përfshihej edhe PDK-ja, gjë që Kurti e quajti “të papranueshme dhe të dëmshme”.

“Në vitin 2020 ia dolëm ta shkëpusim LDK-në nga PDK-ja, por zgjatëm vetëm 51 ditë. Me lidershipin e ri nuk ia dolëm. E vetmja mënyrë që LDK pranonte të hynte në qeveri, ishte që edhe PDK-ja të ishte aty. Për ne, kjo është e papranueshme,” theksoi ai.

Kurti vlerësoi se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja, duke paralajmëruar mundësinë e dy palë zgjedhjeve – në dimër dhe në pranverë.

“Kur nuk arritëm të bëjmë 61 deputetë për qeverinë, është vështirë të bëjmë 81 për zgjedhjen e presidentit. Përveç balotazhit, mund të kemi edhe zgjedhje në dimër dhe në pranverë,” deklaroi ai.

Kreu i VV-së kritikoi sjelljen politike të LDK-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e quajtur “të pakuptimtë dhe kontradiktore”.

“LDK nuk do qeveri të udhëhequr nga unë, por as nuk po krijon qeveri me partitë opozitare. Madje, janë kundër edhe kandidatëve të tyre që bashkëpunojnë me Vetëvendosjen në nivel lokal. Kjo s’është më çështje me Albin Kurtin, por me fituesin e zgjedhjeve që ka marrë 400 mijë vota,” tha ai.

Kurti theksoi se ende nuk ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për mandatin e dytë për formimin e qeverisë, duke kujtuar se kjo çështje mbetet në diskrecionin kushtetues të Presidentes.

Në përfundim, Albin Kurti theksoi se Vetëvendosje do të vazhdojë të qeverisë në detyrë derisa të shpallen zgjedhjet e reja.

“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve, ne zgjedhim zgjedhjet. Nuk ka qenë preferenca jonë, por është e vetmja rrugë demokratike përpara,” përfundoi Kurti.

Related

Previous Post

Presidentja Osmani pritet në Riad nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman — kërkon thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Arabia Saudite

Next Post

BE-ja përgatit ligjin e ri dixhital – akt i së ardhmes apo pengesë për inovacionin?

Next Post
BE-ja përgatit ligjin e ri dixhital – akt i së ardhmes apo pengesë për inovacionin?

BE-ja përgatit ligjin e ri dixhital – akt i së ardhmes apo pengesë për inovacionin?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.