Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje publike për ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke vlerësuar bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit.
Në një reagim, Rama e cilësoi Aliun si korrekt dhe të përkushtuar, duke theksuar se largimi i tij nga posti ministerial përbën humbje jo vetëm për institucionet, por edhe për të gjithë ata që besojnë në punën dhe idealet e larta të shërbimit publik.
“Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit qytetar e kombëtar,” tha Rama.
Ky mesazh i tij vjen pas largimit të Aliut nga Ministria e Infrastrukturës, duke u përshëndetur me tone respekti e mirënjohjeje.