Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pas incidentit me sëpatë në parkun e fëmijëve, e dyshuara ndalohet për 48 orë – pritet paraburgimi.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/08/2026
in Category
0
Pas incidentit me sëpatë në parkun e fëmijëve, e dyshuara ndalohet për 48 orë – pritet paraburgimi.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka intervenuar të dielën pas një informate se një grua dyshohej se po kërcënonte fëmijët me sëpatë në një park të fëmijëve në Prishtinë, ndërsa po dëmtonte edhe pajisjet e parkut.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarën, ndërsa gjatë intervenimit i është sekuestruar një sëpatë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës, prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e një personi me inicialet V.B. për 48 orë.

E dyshuara po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i KPRK-së.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit në procedurë penale ndaj të pandehurës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për Telegrafin.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

 

ASH: VLEN ia mori 6 milionë € bulevardit “HASAN PRISHTINA”

Related

Previous Post

Dënohen me burg dy të akuzuarit për barrikadat në veri më 2022, njëri 1 vit e tjetri 9 muaj

Next Post

Abdixhiku hyn vetë në Kuvend për takim, Kurti shkon me Muratin e Nagavcin

Next Post
Abdixhiku hyn vetë në Kuvend për takim, Kurti shkon me Muratin e Nagavcin

Abdixhiku hyn vetë në Kuvend për takim, Kurti shkon me Muratin e Nagavcin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.