Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Pas njohjes nga Siria, pritet valë e re njohjesh për Kosovën – përmenden disa shtete potenciale

Kosova ka marrë tri njohje të rëndësishme në vitin 2025, përkundër krizës së madhe politike që e ka kapluar vendin nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Siria, Sudani dhe Kenia e çuan në 120 numrin e njohjeve për Kosovën, ndërsa shteti më i ri në Europë synon edhe disa njohje të tjera po aq të rëndësishme, shkruan Gazeta Metro.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/11/2025
in Lajme
0
Pas njohjes nga Siria, pritet valë e re njohjesh për Kosovën – përmenden disa shtete potenciale
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova, me ndërmjetësimin e disa shteteve partnere, në tetor siguroi njohjen e saj nga Siria, shtet i cili pas rrëzimit të Bashar al-Assad ka ndryshuar qasjen e vet ndaj Perëndimit. Kjo ngjarje po vlerësohet si një hap i rëndësishëm diplomatik që mund të hapë rrugë për marrëdhënie të reja ndërkombëtare.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Alush Gashi, thotë se tanimë Kosova mund të synojë një raund të ri njohjesh me shtete të tjera, veçanërisht në Lindjen e Mesme, me mbështetjen e Arabisë Saudite, e cila sipas tij ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në rastin e Sirisë.

“Pas sigurimit e njohjes nga Siria, Bin Salman do të angazhohet për njohje të Kosovës nga Libani, Iraku, Indonezia dhe Tunizia”, tha Gashi për Metron, duke shprehur mirënjohje ndaj Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen në proceset diplomatike.

Edhe profesori i Universitetit të Qytetit të Dublinit, Gëzim Visoka, vlerëson se momentumi i krijuar në botën arabe mund të sjellë njohje të reja. Ai përmend se përveç Libanit dhe Irakut, lëvizje pozitive mund të priten edhe nga Azerbajxhani dhe Armenia.

”Momentumi i hapur në botën arabe mund të nxitë njohjen e ardhshme nga Libani, Iraku dhe ka mundësi që të lëvizin edhe Azerbajxhani dhe Armenia. Këto janë katër vende që kanë pësuar ndryshime dhe kanë ndërruar kahen strategjike”, kishte deklaruar Visoka.

Analistët vlerësojnë se ndryshimet gjeopolitike globale, përfshirë luftën në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, po krijojnë një hapësirë të re për diplomacinë kosovare që të zgjerojë prezencën ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Lushi për letrën e Kurtit: “Farsë tallëse – Qeveria dështoi të veprojë për Specialen

Next Post

Abdixhiku: Mandati nga Kurti te Konjufca i ngjan monarkisë, jo demokracisë

Next Post
Abdixhiku: Mandati nga Kurti te Konjufca i ngjan monarkisë, jo demokracisë

Abdixhiku: Mandati nga Kurti te Konjufca i ngjan monarkisë, jo demokracisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.