Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Pas shkarkimit, Sokol Havolli akuzon rëndë Përparim Ramën”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/05/2026
in Category
0
“Pas shkarkimit, Sokol Havolli akuzon rëndë Përparim Ramën”.
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita e tij nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Havolli ka bërë të ditur se vendimi i është komunikuar gjatë një takimi të enjten, ku, sipas tij, Rama i kishte thënë se po planifikonte të bënte disa ndryshime në ekip.

“Është shkarkim. Të enjten kam pasur një takim me kryetarin. Më njoftoi se dëshiron të bëjë disa ndryshime,” ka thënë Havolli për KOHËN, duke shtuar se nuk ka kërkuar sqarime për arsyet e vendimit.

Ai ka shprehur dyshime se shkarkimi lidhet me, sipas tij, afrimin e Ramës me Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Havolli tha se ka vërejtur koordinime mes kryetarit dhe kësaj partie, përfshirë edhe në seancën e fundit të kuvendit komunal.

“Unë e përfaqësoj LDK-në dhe normal që ato skena për mua janë të pakëndshme për t’i parë e sidomos për kryetarin e kryeqytetit, për të cilin LDK-ja ka dhënë shumë dhe ka punuar shumë. Kështu që në këtë drejtim për mua nuk ka fare rëndësi veprimi i tij, por fatkeqësisht kryetari nuk e di për çfarë arsye ka rënë nën ndikim të PDK-së”, ka thënë ai.

Havolli theksoi se pas këtij takimi, besimi ndaj kryetarit Rama është prishur dhe, sipas tij, edhe nëse do t’i ofrohej të vazhdonte detyrën, nuk do ta pranonte.

“Nuk e kam pyetur fare për arsyen sepse pas atij takimi edhe po të më thoshte rri, nuk do të rrija. Nuk do të mund të punoja me të, jo sepse ka qenë ndonjë takim i keq, por praktikisht është takim i humbjes së besimit edhe ndaj tij”, ka thënë ai.

 

Related

Previous Post

“Vjedhje në ‘Trepçë’, pezullohen përkohësisht tre persona”.

Next Post

“178 km/h në zonën 50: gjobë 500 euro dhe 12 muaj pa patentë”.

Next Post
“178 km/h në zonën 50: gjobë 500 euro dhe 12 muaj pa patentë”.

“178 km/h në zonën 50: gjobë 500 euro dhe 12 muaj pa patentë”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.