Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pas takimit Kurti–Abdixhiku, LVV kritikon LDK-në: Dëshirojnë sërish zgjedhje.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
05/08/2026
in Category
0
Pas takimit Kurti–Abdixhiku, LVV kritikon LDK-në: Dëshirojnë sërish zgjedhje.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës “dëshiron përsëri zgjedhje”.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut – i dyti mes tyre pas zgjedhjeve të 7 qershorit – Hoxha, duke iu referuar një deklarate të kryetarit të LDK-së, ironizoi duke e sulmuar partinë me të cilën LVV-ja po negocion për formimin e institucioneve të reja.

“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin Sepse LDK është si uji dhe zjarri”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“LDK dëshiron përsëri zgjedhje. Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK”, shtoi Hoxha.

Abdixhiku tha mbrëmë pas takimit me Kurtin se ka kërkuar “të procesohet tutje me konstituimin e Kuvendit”, sepse “LDK-ja nuk ka asnjë apetit për kryetarin e Kuvendit, sepse është figurë ceremoniale”.

Related

Previous Post

Rundi i dytë Kurti–Abdixhiku: Mosmarrëveshjet për Presidentin mbeten, të dy palët përmendin zgjedhjet.

Next Post

Mërgimtarët mbërrijnë në Kosovë, pikat kufitare pa pritje të gjata.

Next Post
Mërgimtarët mbërrijnë në Kosovë, pikat kufitare pa pritje të gjata.

Mërgimtarët mbërrijnë në Kosovë, pikat kufitare pa pritje të gjata.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.