Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pas vdekjes së një punëtori në Prishtinë, rikthehet alarmi për sigurinë në punë: 32 punëtorë humbën jetën vetëm në vitin 2025.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/07/2026
in Category
0
Pas vdekjes së një punëtori në Prishtinë, rikthehet alarmi për sigurinë në punë: 32 punëtorë humbën jetën vetëm në vitin 2025.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e një punëtori në një kantier ndërtimi në Prishtinë ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë në vendin e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili vazhdon të shënojë një numër të lartë aksidentesh me pasoja fatale.

Punëtori humbi jetën të martën pasi u godit nga rrëzimi i një vinçi në një kantier ndërtimi në rrugën “Holger Petersen”, afër rrugës “A”, ku po zhvilloheshin punimet në fazën e themeleve. Një punëtor tjetër mbeti i lënduar dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Inspektoratit Qendror të Punës, aksidenti ndodhi gjatë montimit të vinçit, në fazën fillestare të ndërtimit.

Prokuroria Themelore ka bërë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë angazhuar ekspertë të pavarur të sigurisë në punë dhe një ekspert i inxhinierisë mekanike. Gjithashtu, janë siguruar prova materiale, janë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësia e forenzikës.

Gjatë hetimeve janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe punëtori i lënduar, ndërsa janë iniciuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bazuar në provat e mbledhura deri më tani, Prokuroria ka ndaluar tre persona. A.Sh. dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa B.S., si person përgjegjës i kompanisë ndërtuese, dhe E.E., si përfaqësues i kompanisë investuese, dyshohen për veprën penale që lidhet me rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për kushtet e sigurisë në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), gjatë vitit 2025 kanë humbur jetën 32 punëtorë në vendin e punës.

Ndërkaq, sipas statistikave të publikuara nga Radio Evropa e Lirë (REL), nga viti 2020 deri në vitin 2025, në aksidente në vendin e punës kanë humbur jetën gjithsej 119 punëtorë. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2020 u regjistruan 15 viktima, në vitin 2021 ishin 14, në vitin 2022 u regjistruan 24 raste fatale, në vitin 2023 humbën jetën 22 punëtorë, në vitin 2024 u raportuan 12 viktima, ndërsa viti 2025 shënoi numrin më të lartë me 32 viktima.

Rasti i fundit në Prishtinë e shton edhe më tej bilancin tragjik të aksidenteve në vendin e punës dhe rikthen kërkesat për zbatim më të rreptë të standardeve të sigurisë në sektorin e ndërtimtarisë.

Related

Previous Post

Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Prishtinë, ndalohen për 48 orë.

Next Post

Deputetja e PDK-së: Pa marrëveshje politike, nuk e votojmë presidentin.

Next Post
Deputetja e PDK-së: Pa marrëveshje politike, nuk e votojmë presidentin.

Deputetja e PDK-së: Pa marrëveshje politike, nuk e votojmë presidentin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.