Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

PDK kërkon vazhdimin e seancës, Gruda: “Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
PDK kërkon vazhdimin e seancës, Gruda: “Kurti e ka shkelur Kushtetutën, Kuvendi duhet të konstituohet”.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën në Kuvendin e Kosovës kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive të premten, më 14 gusht, në orën 11:00.

Deputeti Përparim Gruda tha se mosthirrja e seancës konstituive përbën shkelje kushtetuese.

“Sapo kemi dorëzuar, në emër të PDK-së, kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për mbajtjen e vazhdimit përkatësisht të seancës konstituive për nesër, datë 14 gusht, në ora 11:00, siç kërkon rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Sepse rregullorja, siç dihet tashmë, kërkon që të ketë mbledhje ose vazhdim mbledhjes çdo 48 orë. Ne kemi dorëzuar këtë kërkesë për të kërkuar respektimin e Kushtetutës, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullores së punës së Kuvendit. Ju tashmë e dini që afati për konstituimin e Kuvendit ka kaluar. Është shkelur Kushtetuta, është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, siç ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, shkelja e afatit ose kalimi i afatit për konstituim nuk e shuan detyrimin që kemi ne si deputetë për ta konstituuar Kuvendin”, tha ai.

Gruda theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet edhe pas kalimit të afatit, ndërsa përgjegjësia për thirrjen e vazhdimit të seancës i takon kryesuesit Avni Dehari.

“Pra, Kuvendi duhet të konstituohet në çdo rast, dhe ne jemi deputetë të betuar, deputetë me mandat dhe funksion të plotë, dhe këtë funksion po na e pamundëson me ushtru Lëvizja Vetëvendosje. Unë nga këtu, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëj thirrje deputetit Albin Kurti që ta lejojë z. Deharin ta thërrasë mbledhjen në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Avni Dehari është kryesuesi i seancës konstituive vetëm për një cilësi, vetëm për shkak të moshës së tij. Për asnjë gjë tjetër”, tha ai.

PDK do të jetë nesër në Kuvend, nga ora 11:00, dhe fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të vijnë dhe ta përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Related

Previous Post

“Haradinaj është hero i gjallë”, Gruda dënon thirrjen për pushkatim.

Next Post

Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, sekuestrohen 86 thika dhe 19 boksa metalikë.

Next Post
Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, sekuestrohen 86 thika dhe 19 boksa metalikë.

Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, sekuestrohen 86 thika dhe 19 boksa metalikë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.