Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PE miraton rezolutën për zgjerimin e BE-së: Dialogu Kosovë–Serbi thelbësor për avancimin evropian

Qendra Info by Qendra Info
12/03/2026
in Lajme
0
Parlamenti Evropian ndryshon rregullat e azilit, Kosova shpallet vend i sigurt
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një rezolutë që lidhet me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në tekstin e miratuar theksohet se avancimi i Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian kontribuon në stabilitetin rajonal.

Rezoluta vë në pah rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë thelbësor që të dyja vendet të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian.

Sipas dokumentit të miratuar nga eurodeputetët, dialogu Kosovë–Serbi pritet të ndikojë gjithashtu në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Parlamenti Evropian përgëzon gjithashtu Shqipërinë dhe Malin e Zi për progresin e arritur në procesin e integrimit evropian, duke theksuar ambicien e këtyre vendeve për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit respektivisht deri në fund të vitit 2026 dhe në fund të vitit 2027.

Në rezolutë u bëhet thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian, veçanërisht Këshillit të BE-së, që t’i përgjigjen kësaj ambicieje duke hequr pengesat nga ana e unionit dhe duke rritur besueshmërinë dhe parashikueshmërinë e procesit të zgjerimit, duke respektuar parimin e “bazuar rreptësisht në meritë”.

Po ashtu, Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe të Traktatit për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në përputhje me kornizën negociuese të Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

Abdixhiku: Synojmë bashkimin e madh të së djathtës, Osmani do të kishte rol të rëndësishëm

Next Post

Uji alkalik: Çfarë është, cilat janë përfitimet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Next Post
Uji alkalik: Çfarë është, cilat janë përfitimet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Uji alkalik: Çfarë është, cilat janë përfitimet dhe si ta përgatisni në shtëpi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.