Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në kuadër të implementimit të planit operativ “Motoçikletat 2025”, ka ndërmarrë veprime intensive më 19 dhe 20 korrik në qytetin e Pejës, duke proceduar gjithsej 62 kundërvajtje.
Sipas njoftimit zyrtar, në aksion janë përfshirë zyrtarë nga Stacioni Policor në Pejë dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, të cilët kanë kryer kontrolle të shtuara ndaj ngasësve të motoçikletave. Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar disa motoçikleta dhe janë evidentuar shkelje të shumta, përfshirë:
-
Mosposedim të lejes së vozitjes
-
Mosposedim të kategorisë përkatëse
-
Ngasje e mjeteve pa regjistrim
-
Si dhe kundërvajtje të tjera të ndryshme.
Policia njofton se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me intensitet të shtuar dhe pa asnjë tolerim për shkelësit e rregullave të komunikacionit. Këto masa kanë për qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht drejtuesit e motoçikletave, që të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për një qarkullim më të sigurt për të gjithë.

