Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Sport

Pep Guardiola lë të hapur mundësinë për zgjatje kontrate me Manchester City

20/08/2025
in Sport
Reading Time: 2 mins read
Pep Guardiola lë të hapur mundësinë për zgjatje kontrate me Manchester City
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City e nisi sezonin e ri të Premier League 2025/26 me një fitore të thellë 4-0 ndaj Wolverhampton Wanderers më 16 gusht, në stadiumin Molineux. Erling Haaland shkëlqeu me dy gola, ndërsa debutuesit Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki shënuan nga një gol secili.

Pas kësaj ndeshjeje, trajneri Pep Guardiola dha një përditësim të rëndësishëm mbi të ardhmen e tij në klub, duke lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin në Etihad përtej afatit aktual.

Guardiola, i cili në nëntor të vitit të kaluar nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, më herët kishte deklaruar për GQ Spain se pas kësaj periudhe me City do të ndalonte, për t’u përqendruar tek vetja dhe shëndeti i tij.
“E di që pas kësaj faze me City do të ndalem, kjo është e sigurt. Nuk e di nëse do të jetë për një vit apo më shumë, por do të bëj një pushim,” kishte thënë ai.

Megjithatë, në një intervistë të fundit për Men in Blazers, tekniku katalanas la të kuptohet se mund të rishqyrtojë qëndrimin e tij:
“Kam edhe dy vjet kontratë, ndoshta do ta zgjas edhe dy të tjera. Pyetja është vetëm se kur do të ndalem: këtë vit, pas dy vitesh apo pas katër vitesh. Për momentin ndihem mirë. Ekipi po më jep një emocion të mirë, sidomos pas Kupës së Botës për Klube në SHBA. Pashë diçka që më mungoi sezonin e kaluar.”

Guardiola foli edhe për detajet e vogla që e bëjnë diferencën në ekipin e tij:
“Seancat stërvitore, gjuha e trupit, mbërritja në kohë, mënyra se si mbrojmë. Janë gjëra të vogla, por që tregojnë se skuadra është e përgatitur. Kjo do të na ndihmojë të jemi më të qëndrueshëm se sezonin e kaluar,” tha ai, sipas Manchester Evening News.

Guardiola mori drejtimin e Manchester City në vitin 2016, pas tre viteve te Bayern Munich. Në nëntë sezone, ai ka fituar 18 trofe me klubin anglez, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Me suksesin e jashtëzakonshëm që ka sjellë, tifozët e “qytetarëve” shpresojnë që Pep Guardiola të zgjasë aventurën e tij në Etihad përtej vitit 2027.

Related

Previous Post

Rusia kërkon veto mbi garancitë perëndimore të sigurisë për Ukrainën

Next Post

Pushteti dhe Rreziku: Analiza Gjeopolitike e Kapitullit të Fundit të Luftës së Ftohtë të Reaganit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

Publikohet momenti i vrasjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

20/08/2025
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Arrestohet një person në Prizren, konfiskohen lëndë narkotike

20/08/2025
Transferime të nxehta: Ja pse disa yje të Premier League dhe La Liga po përdorin taktika të fshehta

Transferime të nxehta: Ja pse disa yje të Premier League dhe La Liga po përdorin taktika të fshehta

20/08/2025
Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk e voton Donika Gërvallen për kryetare të Kuvendit

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi sqaron arsyen e mungesës në votim: “Nuk ka motive partiake”

20/08/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

ShBA sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales të fazës paraprake në rastin e Thaçit

20/08/2025
Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë në Prizren

Arrestohet një person në Prizren, konfiskohen lëndë narkotike

20/08/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info