Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Për Maturën Shtetërore deri tani kanë aplikuar 8 mijë maturantë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/06/2026
in Category
0
Për Maturën Shtetërore deri tani kanë aplikuar 8 mijë maturantë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga data 1 qershor deri më tani, në platformën online kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë nga 18 mijë sa pritet të aplikojnë për Testin e Maturës Shtetërore, i cili do të mbahet më 20 qershor. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se Ligji i ri i Maturës do të rrisë kontrollin sa i përket mbarëvajtjes së testit. Rezultatet e testit do të shpallen më 29 qershor.

Më 20 qershor rreth 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës Shtetërore. Edhe këtë vit aplikimi po bëhet në platformën online eKosova. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën dha detaje rreth zhvillimit të këtij procesi.

 

“Që nga 1 qershori ka filluar aplikimi për Testin e Maturës përmes platformës eKosova dhe deri tani kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë. Koordinatorët e shkollave kanë filluar aprovimin e këtyre aplikimeve, që do të thotë se përgjegjës për aprovimin janë koordinatorët e shkollave. Aplikimi do të zgjasë deri më 12 qershor. Testi i Maturës, siç e dini, do të organizohet më 20 qershor, kurse rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor”, tha Elezi.

Elezi bëri thirrje që të gjithë maturantët që hasin probleme gjatë aplikimit të kontaktojnë koordinatorët e shkollave, në mënyrë që të mos e lënë aplikimin për ditën e fundit.

“Të gjithë nxënësit që ende nuk e kanë kryer aplikimin, nëse kanë probleme me llogarinë në eKosova, të kontaktojnë koordinatorët e shkollave dhe sigurisht do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos e lënë për ditën e fundit aplikimin për maturë”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket Ligjit të ri të Maturës, që këtë vit i jep kompetenca më të mëdha Inspektoratit Arsimor, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ai do të ketë efekt pozitiv në menaxhimin e testit. Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën, e vlerësoi si të nevojshëm Ligjin e ri të Maturës, por tha se është e domosdoshme të ndryshohet tërësisht koncepti i Testit të Maturës.

“Ligji i ri i Maturës besoj që ndihmon shumë, sepse ata që dëshirojnë t’i thyejnë rregullat tash e kanë parasysh çka mund t’i gjejë dhe se mund të ketë sanksione. Sanksionet janë ato që kanë munguar më parë. Mirëpo, unë konsideroj që ministria duhet ta rimendojë krejt konceptin e maturës, në mënyrë që të bëhet ashtu siç duhet për të reflektuar dijen dhe shkathtësitë e vërteta të nxënësve, duke i rishikuar pyetjet, duke i riformuluar ato dhe duke e rishikuar administrimin e testit”, theksoi Rexhaj.

 

Në Testin e Maturës Shtetërore, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, si dhe në një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi. Rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore do të shpallen më 29 qershor.

Related

Previous Post

Pas kritikave, Pishman Muja e largon pjesën e përurimit të “vadës” në Podujevë.

Next Post

Daja i kryetarit të Fushë Kosovës kandidon për kryeshef të ndërmarrjes së re komunale.

Next Post
Daja i kryetarit të Fushë Kosovës kandidon për kryeshef të ndërmarrjes së re komunale.

Daja i kryetarit të Fushë Kosovës kandidon për kryeshef të ndërmarrjes së re komunale.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.