Procesi i rinumërimit të votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës, ndërsa në Prizren ai tashmë ka përfunduar për të gjitha vendvotimet, duke nxjerrë në pah dallime të theksuara në rezultatet për disa kandidatë.
Sipas të dhënave të dala nga rinumërimi, mospërputhjet më të mëdha janë evidentuar te Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Kandidati Fetah Paçarizi rezulton të ketë mbi 1,300 vota më pak krahasuar me rezultatin fillestar të shpallur pas numërimit të parë.
Gjithashtu, edhe kandidati tjetër i PDK-së, Nait Hasani, ka pësuar rënie të ndjeshme, duke humbur mbi 600 vota pas rinumërimit.
Autoritetet zgjedhore pritet të sqarojnë shkaqet e këtyre mospërputhjeve, ndërkohë që procesi i rinumërimit në komunat e tjera të vendit vazhdon ende.


