Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përfundon sot masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
30/09/2025
in Lajme
0
Nesër skadon masa e përkohshme e Kushtetueses – çfarë pritet të ndodhë pas 30 shtatorit?
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila që prej 5 shtatorit kishte pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe procedurat për formimin e Qeverisë.

Kushtetuesja kishte vlerësuar se ky pezullim ishte i nevojshëm për të evituar rreziqe apo dëme të pariparueshme që mund të lidhen me themelimin e institucioneve shtetërore në kundërshtim me Kushtetutën.

Në arsyetim, gjykata theksonte se ndalesa kishte për qëllim mbrojtjen e “interesit publik”, përfshirë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Masa u mor pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kontestoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive të Kuvendit, veçanërisht votimin për nënkryetarin që i takon komunitetit serb.

Me përfundimin e masës, pritet që Kuvendi i Kosovës të rifillojë funksionimin dhe procedurat institucionale, në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Related

Previous Post

Trump propozon Tony Blair në “Bordin e Paqes” për Gazën – Ish-kryeministri britanik përshëndet planin

Next Post

Rriten ndërhyrjet e dronëve mbi hapësirën ajrore evropiane

Next Post
Rriten ndërhyrjet e dronëve mbi hapësirën ajrore evropiane

Rriten ndërhyrjet e dronëve mbi hapësirën ajrore evropiane

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.