Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përleshje e dhunshme në Podgoricë: 45 shtetas turq të arrestuar pas therjes së një të riu vendas

Enesa Veseli by Enesa Veseli
27/10/2025
in Lajme
0
Përleshje e dhunshme në Podgoricë: 45 shtetas turq të arrestuar pas therjes së një të riu vendas
0
SHARES
124
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Podgoricë, 27 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë kryeqytetin e Malit të Zi, ku një i ri nga Podgorica, i identifikuar si M.J., është therur me thikë nga disa shtetas turq në lagjen Zabjelo.

Sipas mediave lokale, policia malazeze ka kryer një aksion të gjerë gjatë natës, duke arrestuar rreth 45 shtetas turq dhe bastisur një kazino ku disa prej tyre ishin aty. Dy persona janë identifikuar si të dyshuar direkt në sulmin me thikë.

Në vendngjarje kanë shpërthyer tensione dhe protesta, ku banorët e lagjes janë përplasur me policinë dhe kanë kërkuar largimin e shtetasve turq nga territori i vendit.

Zëdhënës të Policisë së Malit të Zi kanë deklaruar se po hetohet arsyeja e qëndrimit të të arrestuarve dhe se ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet do të merren masa ligjore dhe deportim i menjëhershëm.

Një dëshmitare, e dashura e të plagosurit, ka treguar për momentin e sulmit:

“Turqit po kalonin dhe po provokonin. Kur i dashuri im i pyeti nëse kishte ndonjë problem, ata menjëherë nxorën thikat dhe e sulmuan. Fatmirësisht, asnjë organ vital nuk u prek, por ai humbi shumë gjak dhe mori lëndime në kokë.”

Në zonë janë parë forca të shumta policie dhe automjete të blinduara, ndërsa situata gjatë natës është përshkruar si “gjendje e rrethimit”.

Autoritetet malazeze kanë bërë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Vdes ish-zyrtari i sigurisë në kabinetin e Presidentes, Petrit Hoti

Next Post

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Next Post
Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.