Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përmbytet anija me migrantë Rohingya në brigjet e Malajzisë dhe Tajlandës, 13 të vdekur

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/11/2025
in Lajme
0
Përmbytet anija me migrantë Rohingya në brigjet e Malajzisë dhe Tajlandës, 13 të vdekur
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë shpëtuar sot, pasi një varkë që mbante dhjetëra migrantë, kryesisht Rohingya, u përmbys pranë kufirit detar midis Malajzisë dhe Tajlandës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bernama të Malajzisë, shtatë trupa u gjetën nga autoritetet malajziane ndërsa zyrtarët tajlandezë gjetën gjashtë të tjerë.

“Presim të zbulojmë më shumë viktima sot, pasi modelet e rrymave të detit në zonën e kërkimit tregojnë se ata po shkojnë drejt ujërave malajziane”, u tha gazetarëve të hënën admirali detar, Romli Mustafa.

Ai shtoi se operacioni i kërkim-shpëtimit është zgjeruar për të mbuluar më shumë se 250 milje katrorë detarë.

Grupi i migrantëve ishte nisur nga Mianmari me një anije të madhe që mbante rreth 300 persona, e cila më vonë i transferoi pasagjerët në tre anije më të vogla. Njëra prej këtyre anijeve u përmbys më pas, ndërsa fati i dy të tjerëve mbetet i panjohur, thonë raportet e mediave.

Rohingyat, një pakicë kryesisht muslimane në Mianmar, përballen me abuzim, diskriminim dhe pashtetësi, duke ikur shpesh nga Mianmari.

Mianmari është përfshirë nga lufta civile që nga grushti ushtarak i shtetit në vitin 2021, me përleshjet e vazhdueshme etnike që e përkeqësojnë krizën humanitare.

Related

Previous Post

“Tren qeveritar” – Akuza për manipulim të votave në Mitrovicë, Behrami publikon fotografi

Next Post

Skandal në Mitrovicë: Prokuroria pezullon numërimin pas dyshimeve për “tren qeveritar”

Next Post
Skandal në Mitrovicë: Prokuroria pezullon numërimin pas dyshimeve për “tren qeveritar”

Skandal në Mitrovicë: Prokuroria pezullon numërimin pas dyshimeve për “tren qeveritar”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.