Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke i cilësuar ato si, projekti më i madh ndërkombëtar që i është besuar ndonjëherë Kosovës, pas takimit që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Rama, ka shkruar se kjo paraqet një mundësi historike për ta prezantuar vendin para botës.
Postimi:
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë projekti më i madh ndërkombëtar që i është besuar ndonjëherë Kosovës dhe një mundësi historike për ta prezantuar vendin tonë para botës.
Kemi përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Çdo ditë duhet të shfrytëzohet për planifikim, koordinim dhe vendimmarrje.
Prishtina do të vazhdojë të përmbushë çdo obligim të saj me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim.

