Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përparim Rama reagim i ashpër ndaj Kurtit: “Po i kërcënon qytetarët me buxhetin e tyre”

Qendra Info by Qendra Info
01/11/2025
in Lajme
0
Përparim Rama reagim i ashpër ndaj Kurtit: “Po i kërcënon qytetarët me buxhetin e tyre”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i cilësuar ato si “kërcënim të hapur ndaj qytetarëve dhe demokracisë në Kosovë”.

Në një postim në Facebook, Rama shkroi se paratë publike nuk janë pronë e ndonjë partie apo lideri politik, por “janë pronë e popullit të Kosovës”, duke akuzuar Kurtin se po i përdor investimet shtetërore si mjet shantazhi elektoral.

“Deklaratat e Albin Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre! Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, as e ndonjë partie – janë pronë e popullit të Kosovës,” shkroi Rama.

Kreu i Prishtinës e quajti këtë sjellje “të turpshme, të rrezikshme dhe në kundërshtim me çdo parim demokratik”, duke theksuar se mentaliteti autokratik nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“Kurti po i përdor investimet shtetërore për të blerë vullnetin e njerëzve me para publike. Si kryetar i Prishtinës, nuk do të hesht përballë një mentaliteti që ndan qytetarët në ‘tanët’ dhe ‘të tjerët’. Zhvillimi nuk vjen nga kërcënimi, por nga puna e ndershme,” ka shkruar Rama.

Në përfundim, ai theksoi se çdo politikan që përdor buxhetin e shtetit për ndëshkim apo shpërblim elektoral “e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr”.

Related

Previous Post

Limaj: Presidentja duhej ta shpërndante menjëherë Kuvendin – Kurti kërkoi kohë shtesë

Next Post

E diel pranverore në Kosovë me diell dhe temperatura deri në 23°C

Next Post
Parashikimi i motit për të Enjten

E diel pranverore në Kosovë me diell dhe temperatura deri në 23°C

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.