Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përpjekja e 41-të për konstituimin e Kuvendit – Seanca vazhdon sot në orën 11:00

Qendra Info by Qendra Info
03/07/2025
in Lajme
0
Sot tentohet për herë të 34 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, s’ka sinjale për dalje nga ngërçi
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, më 3 korrik, në orën 11:00, deputetët e zgjedhur të Legjislaturës së IX do të mblidhen për të 41-ën herë, në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Të martën u mbajt vazhdimi i seancës konstituive, ku kryesuesi Glauk Dehari i bëri thirrje subjekteve politike që ende nuk i kanë propozuar anëtarët për Komisionin Zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë sa më parë.

Pavarësisht që votimi për përbërjen e komisionit me anëtarët e propozuar u mbështet nga 51 deputetë dhe nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim, seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit për vendimmarrje. Kryesuesi Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë të enjten, duke shpresuar se kësaj radhe mund të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e organeve të Kuvendit.

Takimet konsultative të Presidentes Osmani me liderët politikë

Në përpjekje për të zhbllokuar procesin, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi dje takime konsultative me liderët e partive parlamentare: Albin Kurtin (VV), Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ramush Haradinajn (AAK).

Osmani u bëri thirrje liderëve politikë që, në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që procesi të përfundojë brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe kjo përpjekje dështon, vendi mund të përballet me një krizë të thellë institucionale që do të shtyjë edhe më tej formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Related

Previous Post

E enjte përvëluese në Kosovë dhe rajon – Temperaturat arrijnë deri në 36°C

Next Post

Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian – sfida e parë që nga viti 2014

Next Post
Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian – sfida e parë që nga viti 2014

Ursula von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Europian – sfida e parë që nga viti 2014

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.