Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit mbahet sot – Afati kushtetues drejt fundit

Ardian Emini by Ardian Emini
19/07/2025
in Lajme
0
Kriza politike vazhdon – Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, me fillim nga ora 11:00, pritet të mbahet seanca e 49-të me radhë për përpjekjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në një proces që po zvarritet prej më shumë se dy muajsh.

Kjo përpjekje vjen teksa po afron edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e konstituimit të legjislaturës së re. Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda këtij afati, vendi mund të përballet me pasoja të reja institucionale.

Seanca e fundit, e mbajtur 48 orë më parë, përfundoi pa rezultat, duke u karakterizuar me tensione, debate të ashpra dhe ndërprerje të fjalës nga ana e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, gjatë përpjekjeve për të propozuar emrat e anëtarëve për Komisionin e Votimit të Fshehtë – një hap procedural kyç për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Procesi zyrtarisht kishte nisur më 15 prill, rreth dy muaj e gjashtë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Që atëherë, Kuvendi ka dështuar të konstituohet, përkundër dhjetëra tentativave.

Seanca e sotme konsiderohet një ndër përpjekjet e fundit para se të përfundojë afati kushtetues, duke e shtuar presionin mbi subjektet politike për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte funksionalizimin e Kuvendit dhe institucioneve tjera shtetërore.

Related

Previous Post

E Shtuna sjell stabilizim të motit, por edhe rrezatim të lartë diellor

Next Post

Izraeli dhe Siria arrijnë marrëveshje për armëpushim – SHBA: Po lirohen edhe 10 pengje në Gaza

Next Post
Izraeli dhe Siria arrijnë marrëveshje për armëpushim – SHBA: Po lirohen edhe 10 pengje në Gaza

Izraeli dhe Siria arrijnë marrëveshje për armëpushim – SHBA: Po lirohen edhe 10 pengje në Gaza

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.