Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përplasje VV–Presidencë për nënshkrimet e Vjosa Osmanit: Hollaj e quan “gënjeshtër” deklaratën e Nagavcit

Qendra Info by Qendra Info
04/03/2026
in Lajme
0
Përplasje VV–Presidencë për nënshkrimet e Vjosa Osmanit: Hollaj e quan “gënjeshtër” deklaratën e Nagavcit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është përshkallëzuar debati mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Presidencës lidhur me pretendimet për ofrimin e nënshkrimeve për rikandidimin e Vjosa Osmani për presidente.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, gjatë një konference për media deklaroi se partia e saj ia kishte ofruar Osmanit nënshkrimet e nevojshme për ta rikandiduar edhe për një mandat.

Megjithatë, këtë deklaratë e kundërshtoi menjëherë Shefja e Stafit të Presidencës, Learta Hollaj, e cila përmes një postimi në Facebook tha se kjo është “gënjeshtër”.

Pas reagimit të saj, Nagavci u pyet sërish nga gazetarët dhe deklaroi se Vetëvendosje është e gatshme t’i garantojë nënshkrimet presidentes aktuale nëse ajo vendos të hyjë në garë.

“Zonjës Learta dhe Zonjës Presidente sot ua garantoj nënshkrimet për të vazhduar me garë”, tha Nagavci.

Ndërkohë në këtë debat reagoi edhe këshilltarja e presidentes, Egnesa Vitia, e cila për mediat deklaroi se Vetëvendosje i kishte kërkuar Osmanit të hynte në garë si kundërkandidate e Glauk Konjufca vetëm për të siguruar kuorumin në Kuvend.

Sipas saj, ideja ka qenë që presidentja të kandidojë “vetëm sa për formalitet”, në mënyrë që në rast të dështimit të votimit të fajësohej opozita për dërgimin e vendit në zgjedhje.

“Pra, kurrë s’i kanë ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, ka deklaruar Vitia.

Debatit iu bashkua edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili tha se nëse Presidenca dyshon në ofertën e Vetëvendosjes, atëherë përfaqësuesit e saj mund të vijnë në zyrat e partisë për të marrë nënshkrimet.

“E ftoj që sonte të vijë në zyrat e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, tha Manxhuka.

Pas kësaj deklarate reagoi sërish Hollaj, duke theksuar se presidentes nuk i është ofruar mbështetje reale për rizgjedhje, por vetëm kërkesë që të bëhej “numër formal” në garë.

“Nëse dikujt i thoni eja vetëm për formalitet të bëhesh kundërkandidate e z. Glauk Konjufca, vetëm sa për numër, që më pas të fajësojmë opozitën për zgjedhje, a ka më turp?”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas Hollajt, çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet trajtuar si një llogari procedurale apo aritmetike, por si një proces që kërkon seriozitet politik dhe respektim të rendit kushtetues.

Related

Previous Post

Nagavci: I ofruam Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturë, por ajo i refuzoi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.