Një tjetër mbrëmje e trazuar në kryeqytet. Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të përfshirë në një incident me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë, ngjarje që u raportua sot, më 14 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, patrullat e Stacionit Jugu dhe hetuesit e Kryeqytetit reaguan menjëherë, duke lokalizuar dhe arrestuar fillimisht katër persona të dyshuar dhe sekuestruar armët me të cilat dyshohet se u qëllua.
Hetimet vazhduan me ritëm të shpejtë, dhe pak më vonë u arrestua edhe i pesti, nga i cili gjithashtu u konfiskua një armë zjarri.
Të dyshuarit, pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u dërguan në mbajtje për 48 orë. Ata po hetohen për veprat:
-
Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm,
-
Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve,
-
Posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe bëri thirrje për vigjilencë e raportim të rasteve të tilla.

