Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, vendoset pllakë përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/07/2026
in Category
0
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, vendoset pllakë përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në përvjetorin e pestë të aksidentit tragjik në Kroaci, në Slavonski Brod do të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave kosovare që humbën jetën.

Ceremonia do të mbahet më 23 korrik të këtij viti, duke filluar nga ora 10:30, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci.

Pllaka përkujtimore do të vendoset si shenjë respekti dhe kujtese për viktimat e aksidentit të 25 korrikut 2021, kur një autobus me udhëtarë nga Frankfurti drejt Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brod-it.

“Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brod-it, si dhe përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë”, thuhet në postimin në Facebook.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës, ndërsa mbi 30 persona të tjerë u lënduan.

Autobusi transportonte rreth 60 udhëtarë. Për rastin ishte arrestuar shoferi i kompanisë “Deva Tours”, i cili kishte deklaruar para autoriteteve kroate se në momentin e aksidentit e kishte zënë gjumi.

Related

Previous Post

Alarm në Kosovë: 52 raste të dhunës në familje për vetëm 10 ditë.

Next Post

Kriza e mbeturinave në Prishtinë, qytetarët kërkojnë zgjidhje.

Next Post
Kriza e mbeturinave në Prishtinë, qytetarët kërkojnë zgjidhje.

Kriza e mbeturinave në Prishtinë, qytetarët kërkojnë zgjidhje.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.