Prishtinë, 12 tetor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se deri në orën 11:00, kanë votuar 158,691 qytetarë, ose 7.84% e totalit prej 2,025,105 qytetarëve me të drejtë vote.
Të dhënat e detajuara mbi pjesëmarrjen mund të ndiqen në faqen zyrtare të KQZ-së: resultslocal2025.kqz-ks.org.
KQZ njofton se konferenca e radhës për informacione mbi pjesëmarrjen dhe procesin zgjedhor do të mbahet në orën 15:30.