Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Plagosja e katërfishtë në Podujevë: Policia bastis shtëpitë e të dyshuarve, gjen armë dhe mbi 100 fishekë

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
03/07/2026
in Category
0
Plagosja e katërfishtë në Podujevë: Policia bastis shtëpitë e të dyshuarve, gjen armë dhe mbi 100 fishekë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, 28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje, policia ua bastisi shtëpitë të dyshuarve

Policia e Kosovës doli me njoftim të ri për plagosjen e katërfishtë që ndodhi dje në Podujevë.

Në raportin 24-orësh, policia tha se pas gjuajtjeve me armë zjarri ku u plagosën tre të dyshuar dhe një burrë, kalimtar rasti, u gjetën 28 gëzhoja të plumbave.

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policorë dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”.

Policia gjithashtu tha se i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë e fishekë të shumtë.

Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Related

Previous Post

FSK-ja dhe KFOR-i largojnë një mjet të dyshuar të gjetur në Bjeshkët e Junikut.

Next Post

Katër të plagosurit nga Podujeva transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre.

Next Post
Katër të plagosurit nga Podujeva transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre.

Katër të plagosurit nga Podujeva transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.